Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Armando Broja ndalet nga shtylla, Chelsea mposhtet nga Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armando Broja ndalet nga shtylla, Chelsea mposhtet nga Manchester United

MAN.UNITED 2-1 CHELSEA (Mc Tominay 19', 69' / Palmer 45')

Manchester United ka mposhtur Chlesean në “Old Trafford”. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Premier League, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të “Djajve të Kuq”.

United u shfaq sulmues që në fillim të sfidës, teksa fitoi penallti me anë të Antony në minutën e 9’. Por kjo penallti u shpërdorua nga Bruno Fernandes, pasi portieri i Chelseat, Sanchez e ndali goditjen. Por vetëm 10 minuta më vonë, vendasit gjetën avantazhin me McTominay. Kur u mendua se United do ta mbyllte pjesën e parë në avantazh, Palmer goditi me klas dhe qetësi duke shtangur Andre Onanën në minutën e 45’.

Me nisjen e pjesës së dytë ishte përsëri Manchester United më kërkues. Në minutën e 69’ ishte përsëri McTominay i cili shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Minuta në këtë sfidë kishte edhe për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua nga Pochettino në minutën e 77’ të ndeshjes duke zënë vendin e Mudryk.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e 6-të me 27 pikë, ndërsa “Blutë e Londrës” mbeten në vendin e 10-të me 19 pikë të grumbulluara.

Premier League: Java e 15-të

Stadiumi: “Old Trafford”

Arbitër: Chris Kavanagh

FORMACIONET ZYRTARE:

MANCHESTER UNITED: Onana, Shaw, Maguire, Lindelof, Dalot, Amrabat, McTominay, Garnacho, Fernandes, Antony, Hojlund. Trajner: Erik ten Hag

CHELSEA: Sanchez, Disasi, Thiago Silva, Colwill, Cucurella, Caicedo, Fernandez, Palmer, Mudryk, Sterling, Jackson. Trajner: Mauricio Pochettino

Komenti minutë pas minute:

90+5' Armando Broja ndalet nga shtylla, Chelsea mposhtet nga Manchester United me rezultatin 2-1.

90' Armando Broja i pafat, goditja e tij shkon në shtyllë. (VIDEO)

77' Mauricio Pochettino aktivizon Armando Brojën. Shqiptari zë vendin e Mudryk. (VIDEO)

69' GOOOOOL! McTominay shënon të dytin personal dhe të dytin për Man.United. (VIDEO)

46' Starton pjesa e dytë e sfidës.

45+8' Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.

45' GOOOOOL! Palmer shënon golin e barazimit për Chlesean. (VIDEO)

36' Shans i artë për Chelsean, goditja e Mudryk shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

32' McTominay pranë golit të dytë, Sanchez si 'magnet' topi pret në dy kohë. (VIDEO)

19' GOOOOOOL! McTominay kalon United në avantazh. (VIDEO)

18' Fernandez tenton nga jashtë zone, Onana pret me lehtësi. (VIDEO)

15' United në kërkim të golit, por portieri i Chelseat është i pakalueshëm. (VIDEO)

9' Bruno Fernandes gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Sanchez kryen super pritje. (VIDEO)

3' Manchester United pranë golit, por gjuajtja e Hojlund ndalet nga portieri i Chelseat, Sanchez. (VIDEO)

1' Broja e nis nga stoli, starton supersfida Manchester United – Chelsea

Poll

Lexo gjithashtu