
Ndeshjet e kthimit në Champions League, faza 1/8
Ndeshjet: Manchester City është kualifikuar në çerekfinalen e Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi pa vështirësi në “Etihad”, pasi u shënuan plot 6 gola. Erling Haaland padiskutim ishte njeriu i kësaj mbrëmjeje, pasi sulmuesi norvegjez arriti të shënonte plot 5 gola ndaj Leipzig.
Skuadra angleze dominoi lojën gjatëq gjithë minutave, ndërsa nuk lejoi gjermanët të “marrin” frymë, duke u hakmarrë kështu për atë barazim në sfidën e parë. Festivalit të golave të Haaland do t’i bashkangjitej edhe rrjeta e Gundogan dhe De Bruyne, për të çuar shifrat në 7-0.
Ndërkohë në sfidën tjetër Interi siguron kualifikimin në çerekfinalen e Champions pas fitores 1-0 në takimin e parë me Portës. Sfida e kësaj mbrëmje mes tyre përfundoi me rrjeta të paprekura, me zikaltërit që marrin biletën për në fazën tjetër, me Portën që largohet nga ky kompeticion me kokën lart.
Manchester City-Leipzig 4-0 (1-1) (Haaland 22' pen, 24', 45+2', 54', 57', Gundogan 49')
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson; Stones, Akanji, Ruben Dias, Ake; Bernardo Silva, Rodri, Gundogan; De Bruyne; Grealish, Haaland.
RB Leipzig: Blasëich; Henrichs, Orban, Gvardiol, Raum; Laimer, Kampl; Szoboszlai, Haidara, Forsberg; Ëerner.
Porto-Inter 0-0 (0-1)
Formacionet zyrtare:
Porto: Diogo Costa; Pepê, Fábio Cardoso, Marcano, Zaidu; Grujic, Uribe, Eustáquio, Galeno; Taremi, Evanilson
Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.