
BESA – FLAMURTARI 1-4 (Hoxha 57' pen/Juri 5', Oliviera 35', 53', 59' )
Kategoria e Parë, java e 17-të
Ndeshja: Flamurtari ka kaluar pa problem Besën në sfidën e javës së 17-të të Kategorisë së parë. Vlonjatët edhe pse mbetën e 10 lojtarë ai dolën të triumfojnë 4-1 ndaj kavajasve.
Pjesa e parë do të fliste e gjitha në favor të skuadrës së Marcelo Troisit, ku arritën të shënon edhe dy gola. fillimisht do të ishte Juri në minutën e 5-të dhe më pas Oliviera në të 35-të. Edhe pse Besa do të provonte të ngushtonte shifrat pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vlonjatëve.
Flamurtari do të niste pjesën e dytë aty ku la të parën. Oliviera do të shënonte të dytin personal në minutën e 53-të nga një superaksion. Spektakli do të vazhdonte teksa Licaj do të dilte me të kuq për prekje të topit me dorë në zonë. Penallti për Besën dhe Hoxhaj në të 57’ do të mposhte portierin Kuka.
Olivira nuk do të ndalte “shoë”-n dhe do të shënonte hat-trick në minutën e 59-të. Deri në fund edhe pse kavajasit do të provonin të gjenin golin, përsëri nuk do të kishte ndryshim rezultati dhe kjo sfidë do të mbyllet 4-1 në favor të Partizanit.
Kjo fitore do të ngjisë në vendin e dytë Flamurtarin me 32 pikë ndërsa ndodhen -1 ndaj Skënderbeut të vendit të parë. Ndërkohë nga krahu tjetër kavajasit mbeten në vendin e 5-të me 26 pikë.
Stadiumi: “Tomori”
Arbitër: Andi Koçi
Formacionet zyrtare:
BESA: Dobjani, Perja, Ramilli, Dalipi, Nurja, Veriu, Raza, Kuka, Ntepe, Onuh, Hoxha; Trajner: Gugash Magani
FLAMURTARI: Kuka; Liçaj, Qarri, Disha, Beqja, Pjeshka, Oliveira, Juri, Flores, Augusto, Fernando; Trajner: Marcelo Troisi
Komenti minutë pas minute:
90+3'- Mbyllet sfida ne berat. Flmaurtarin koleksionon 3 piket.
82'- Enes Kuka shfaqet rrezikshem. Goditja e lojtarit kavajas shkon lart mbi porten.
79'- Dobjani shman nje tjeter gol te sigurte, portieri kavajas ndal gjuajten e Luisinjos.
74'- Edmon Hoxha gjuan fort nga distanca por topi i goditur nga sulmuesi gjen ne pozicion Kuken.
72'- Dobjani shpeton Besen. Flamurtari nuk ndalet. Luisinjo provon por goditja e tij pritet nga gardiani i kavajasve.
70'- Besa me nje lojtar me shume kerkon te gjeje serish golin, por skuadra e Troisit mbrohet mire.
59'- Kundersulm vrastar ne Berat. Oliviera shenon te 3-tin personal
57'- Hoxhaj nuk gabon dhe ngushton shifrat.
55'- Karto i kuq per Licaj, i cili ndal nje top ne zone me dore. Penallti per Besen.
53'- Flamurtari shenon te tretin. Oliviera shenon te dytin personal.
51'- Goditje denimi per Flamurtarin. Provon Flores por topi grushtohet nga Dobjani.
46'- Nis pjesa e dyte ne Berat.
45+4'- Mbyllen 45-minutat e para ne Berat. Flamurtari shkon ne dhomat e zhveshjes ne avantazh te dy golave.
45+3 Perja provon ne dy aksione te njëpasnjëshme, por nuk ka saktesine e duhur.
45'- 4 minuta shtese.
43'- Fernandos i shkon afer golit te trete. Braziliani shkarkon te majten, por topi shkon jashte katerkendeshit te Dobjanit.
40'- Flamurtari nuk mjaftohet me 2 golat. Vlonjatet nisin te tjera kundersulme.
35'- Flamurtari shenon golin e dyte. Oliviera gjen rrugen e rrjetes.
31'- Besa e pafat, gjuajta e Onuh ndalet ne shtyll.
27'- Ka probleme per Kuken, gardiani i vlonjateve merr ndihmen e stafit mjekesore.
22'- Juri shkakton faull ndaj lojtarit te Beses. Koçi jep karton te verdhe. Goditje denimi per kavajasit.
18'- Vendasit zbresin rrezikshem me Onur dhe Hoxhen, por lojtaret nuk kane saktesine e duhur.
12'- Besa provon te sulmoje ne zonen e miqve, por keto te fundit mbyllin mire hapesirat.
5'- Ka penallti ne Berat per vlonjatet. Juri kalon ne avantazh Flamurtarin
3'- S'ka rrezikshmeri ne minutat e para. Skuadrat studiojne njera-tjetren.
1’- Shkelmohet topi i parë në Berat, skuadrat kërkojnë fitoren.