
Dinamo 2-3 Tirana
Kategoria Superiore: Java 1
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet Zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Rexhepi; Marku, Hoxha, Behiratche, Prodani; Denisson, Krasniqi, Lorran, Vila, Kaçorri, Zabërgja. Trajner: Luigi Di Biagio
Tirana (4-3-3): Lika: Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Hila, Jonuzi, Lushkja; Abazaj, Kaina, Latifi. Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+11' Përfundon ndeshja.
90' Tirana përmbys ndeshjen me një tjetër penallti, Florent Hasani i saktë para Rexhepit.
86' Fjoart Jonuzi 'shemb' traversën me një predhë nga distanca.
78’ Marku kroson për Kaçorrin në qendër, gjuajtja e tij me kokë pritet nga Lika.
70' Tirana i kthen 'reston' Dinamos, Liridon Latifi barazon me një penallti.
67' Hasani provon me një gjuajtje brenda zonës, e cila bllokohet nga muri dinamovit. Bardheblutë reklamojnë një penallti por gjyqtari vijon lojën.
58' Prekje me dorë e Hoxhallarit dhe penallti, Dinamo ndëshkon sërish Tiranën me Kaçorrin.
46' Nis pjesa e dytë. Tirana menjëherë e rrezikshme, Ardit Hila provon brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
45+4' Përfundon pjesa e parë.
34' Lorenco Vila provon bukur me një gjysmë-kthesë, por Ilion Lika i mohon mrekullisht golin.
30'
25' Tirana tenton të reagojë, Abazaj provon me një goditje por topi shkon jashtë portës.
24' Dinamo kalon në avantazh në derbin ndaj Tiranës, Luis Kaçorri tund rrjetën me një goditje me kokë nga këndi.
20' Përhumbje në zonën e Dinamos, Abazaj dhe Kaina dalin huq në goditjen e topit.
8' Denisson futet rrezikshëm në zonë, por bllokimi i Përgjonit në limit i mohon golin Dinamos.
5' Aksion i rrezikshëm i Tiranës. Ardit Hila kroson në shtyllën e dytë për Abazajn, i cili godet me të parën por gabon në koordinim.
1' Nis ndeshja në Elbasan.