Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 3 gola në Vlorë, Flamurtari tregon forcën kundër Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 gola në Vlorë, Flamurtari tregon forcën kundër

Vllaznia ka humbur takimin e parë të Kupës së Sqhipërisë duke u mundur me shifratr 2-1  në Vlorë nga Flamurtari. Një sfidë tjetër zhgënjyese për kuqblutë që nuk arritën të mbanin avantazhin pasi Flamurtari përmbysi shifrat që në pjesën e parë.

Një ndeshje e mirë nga kuqezinjtë të cilët tregojnë vlerat në këtë sfidë duke e faktuar objektivin e këtij sezoni që është ngjitja në elitë. Golat e Fernando dhe Dishas kanë përmbysur atë gol të shpejtë nga Kristjan Vulaj.

Turi i parë, Kupa e Shqipërisë

FLAMURTARI – VLLAZNIA 2-1

Flamurtari: Moçka, Silue, Disha, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Yuri, Indio, Fernando, Metani, Jonatan

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Kruja, Jonuzi, Alivoda, Çoba, Vulaj, Kaina

Komenti minutë pas minute:

59'- Këtë herë fati është në anën e Vllaznisë. Lojtari i Flamurtarit pranë golit, shtylla i vjen në ndihmë shkodranëve.

 

54'- Vllaznia pranë golit. Gjuan Alivoda, devijon Licaj, por tranversa ndal sferën.

49'- Goditje këndi për Flamurtarin. Topi largohet mirë nga mbrojtja shkodrane.

46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Mbyllet pjesa e parë.

 

34'- Flamurtari përmbys rezultatin. Aksion model i vlonjatëve dhe Disha çon topin në rrjetë.

30'- Vllaznia kërkon të shtyjë para, por mesfusha e Flamurtarit është e vendosur mirë.

19'- Fernando barazon rezultatin. Vendosje e gabuar e mbrojtjes shkodrane dhe sulmuesi i Flamurtarit i përshëndet me topin në rrjetë.

10'- Vllaznia në avantazh. Kristijan Vulaj realizon golin e parë për shkodranët.

1’- Starton ndeshja në Vlorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga