
DINAMO-SKËNDERBEU 1-1 (Abukabari 81'/Temitope 7')
Ndeshja: Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 15-të në Kategorinë e Parë. Korçarët arritën të marrin vetëm një pikë në “Selman Stërmasi” në duelin me Dinamon.
Një ndeshje që nisi mirë për miqtë të cilët gjetën golin e që në minutën e 7-të të takimit. Temitope do të ndëshkonte kështu Krostan, i cili nuk mundi të bënte asgjë.
Kryeqytetasit do të mundoheshin të gjenin golin e barazimit, por rastet e krijuara nuk do të mund të kishin finalizimin e duhur në portën e Skëndeut.
E pabesueshmja për Dinamon ndodhi në minutën e 49-të, kur Marku me portën e boshatisur nuk ia doli të çonte topin në fundin e rrjetës.
Djemtë e Nevil Dedes do të provonin shanset e tyre deri në minutat e fundit, por fati do u buzëqeshte vetëm në minutën e 81-të kur Abukabari do të barazonte shifrat.
Pas kësaj sfide tashmë gara për vendin e parë në Kategorinë e Parë është hapur. Dinamo vazhdon të kryesojë me 31 pikë, ndërsa Skënderbeu e ndjek nga pas me 4 pikë më pak.
Kategoria e Parë, java e 15-të
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
Formacionet zyrtare:
DINAMO: Krosta, Vokrri, Imami, Dikson, Prodani, Daja, Smaçi, Allmuça, Preloshi, Denison, Bardhi. Trajner: Nevil Dede;
SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, H. Idrizaj, Pecani, Moraesh, Liço, Lika, Temitope, Abukabari. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Komenti minutë pas minute:
90+6'- Mbyllet sfida. Barazim mes Dinamos dhe Skenderbeut 1-1.
90'- 6 minuta shtese per skuadrat per te gjetur golin e fitores.
81'- Dinamo shenon gol. Abukabari barazon shifrat.
75'- Djemte e Dedes, provojne te gjejne golin, por shkaktojne faulle ne sulm.
67'- Momente tensioni ne "Selman Stermasi". Lojtaret nuk mbajne nervat.
61'- Dinamo luan vetem ne sulm, mbyll korcaret ne gjysmefushen e tyre.
49'- E pabesushme cfare humbet Marku me porten e boshatisur. sulmuesi con topin jashte dhe perfundon vete ne rrjete.
47'- Vokrri pason buklur er Smacin, me kete te fundit qe nuk e shfryteson sic duhet mundesine e krijuar.
46'- Nis pjesa e dyte. Dinamo kerkon golin e barazimit.
45+1'- Mbyllet pjesa e pare me avantazhin e Skenderbeut. Dinamo e mbyll ne sulm, ku Smaci nuk arrin te finalizoje sic duhet.
45'- Gjyqtari jep 1 minute shtese.
38'- Tronditet Porta e Skenderbeut. Denison ndalet nga traversa.
33'- Zevendesim i detyruar per Deden. Preloshi del nga loja pas demtimit qe mori. Marku ze vendin e tij.
31'- Skenderbeu niset ne kundersulm, por Imami eshte fantastik me nderprerjen e aksionit.
28'- Dinamo ka shtuar ritmin. Blute kerkojne te dalin para, por miqte mbrohen mire.
18'- Ruci kthehet ne hero per Skenderbeun. Ndal gjuajtjen e lojtarit te Dinamos.
16'- Goditje dinimi per kryeqytetasit. Denison provon por ndalet nga muri mbrojtes.
14'- Dinamo nuk pajtohet me rezultatin. Hidhet ne sulm per te gjetur golin e barazimit.
10'- Skenderbeu kerkon te shfrytezoje momentin per te gjetur golin e dyte.
7'- Skenderbeu shenon gol, Temitope ndeshkon Dinamon.
2'- Dinamo provon te dale para. Daja gjuan drejt portes, por topi shkon larg.
1’- Starton sfida në “Selman Stërmasi”, Dinamo dhe Skëderbeu kërkojnë 3 pikët.