Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 gola për 7 minuta, Vedat Muriqi vijon formën fantastike

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola për 7 minuta, Vedat Muriqi vijon formën fantastike

Vedat Muriqi padyshim ka kaluar ndoshta sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi dardan ishte autor i plot 14 golave në La Liga këtë sezon duke shkëlqyer në elitën e futbollit spanjoll. ‘Pirati’ ishte një nga arsyet e forta pse Mallorca arriti të mbijetonte mes më të mirëve, madje duke e mbyllur sezonin në mesin e tabelës.

Golat vijojnë të vijnë ende. Muriqi ka shënuar sërish në miqësoren e sotme nda SV Ried. Bomberi u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë kur ndeshja ishte 0-4 dhe iu deshën vetëm 80 sekonda për të dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 53’ do të vinte përsëri një gol nga ai për ta çuar rezultatin në 0-6.

*Ndeshja vijon të luhet ende.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga