Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 gola në ‘finalen’ e “Play-Off”, por s’ka fitues mes Apolonisë dhe Korabit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola në ‘finalen’ e “Play-Off”, por

APOLONIA – KORABI 1 – 1 (Repaj 90+3'/T.Marku 83')

Ndeshja: Ka përfunduar në barazim 1-1 dueli mes Apolonisë dhe Korabit. Një duel ku dy ekipet “kënaqen” me nga në pikë pas 90-të minutave.

Një ndeshje mjaft e luftuar mes të dyja ekipeve, por në fund nuk do të kishte fitues. Apolonia luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 68-të, pasi portieri Haziraj doli me karton të kuq pasi preki topin me dorë jashtë zonës.

Miqtë e shfrytëzuan avantazhin numerik dhe arritën të gjenin golin me taulant Markun në minutën e 83-të të sfidës. Një duel “kokë më kokë” mes ekipeve  për “Play-Off”-in dhe si e tillë do të shënohej edhe goli i barazimit në minutat shtesë të ndeshjes.

Repaj në minutën e 90+3’-të do të gjente portën e miqve, i cili u gjend i lirë në zonën e dibranëve dhe në këtë mënyrë do t’i dhuronte skuadrës së tij një pikë mjaft të rëndësishme.

Pas kësaj sfide renditja mbetet e njëjtë. Apolonia në vendin e 5-të dhe Korabi në vendin e 6-të me pikë të barabarta, 36.

Kategoria e Parë: Java 25-të

Stadiumi: “Loni Papuçiu”

Gjyqtar: Laver Alla

Formacionet zyrtare:

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Yasin, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Repaj, Bejzade, Francis, Maksuti, Umeijiego. Trajner: Artan Mërgjyshi

Korabi: Qyrani, Paplekaj, Kryemadhi, Mziu, T.Marku, Kasalla, Lila, Cema, Geci, Buci, Hasaj. Trajner: Shpend Kumbarçe

Komenti minutë pas minute:

90+'- MByllet sfida ne Fier, skuadrat ndajne nga nje pike.

90+3'- Repaj barazzon shifrat. VIDEO

83'- Zhbllokohet ndeshja ne Fier. Korabi kalon ne avantazh me ane te Taulant Markut. VIDEO

69'- Umeijiego le fushen e lojes per Bushin, me kete te fundit qe dot e zevendesoje Harizajn ne porte.

68'- Korabi nis nje top ne kundersulm, me Harizaj qe del jashte zones per te larguar topin, por e prek me dore dhe ndeshkohet me karton te kuq. VIDEO

67'- Goditje dënimi për vendasit, por gjuajta e Trifonit ndalet nga mbrojtja dibrane. VIDEO

56'- Ne keto minuta te para te pjeses se dyte eshte Korabi qe tenton te gjeje golin, me fieraket qe jane me te kujdesshem.

46'- Nis pjesa e dytë, ekipet në kërkim të golit të avantazhit.

45'- Mbyllet pa gola pjesa e parë në Fier.

35'- Maksuti kishte nje rast te mire per te shenuar, por preferonb te pasoje per Trifonin, me kete te fundit qe godet dhe nuk kishte shenjestren e duhur.

27'- Goditje dënimi për vendasitm, por topi largohet nga lojtarët e Korabit. VIDEO

25'- Një mosmarrveshje mes mbrojtësve nuk shfrytëzohet siç duhet nga fierakët, pasi portieri Qyrani në dy kohë do të shpëtonte portën. VIDEO 

24'- Apolonia provon te nxjerre para portës Bejzaden, por dibranët janë mjaft të kujdesshëm dhe largojnë topin.

18'- Korabi niset në kundërsulm, por dibranët nuk e shfrytëzojnë siç duhet rastin e krijuar.

15'- Minuta që flasin për vendasit, me miqtë që presin në gjysmëfushën e tyre.

5'- Apolonia shfaqet kërcënuese, Trifoni pason për Bejzaden, i cili gjuan por topi shkon ngjiur me shtyllën. VIDEO

1’- Starton sfida në Fier, Apolonia – Korabi “luftë” për 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga