BATE Borisov 2-0 Partizani
UEFA Champions League: Kualifikuese
Raundi i parë: Ndeshja e kthimit (1-1)
Stadiumi: Mezőkövesdi
Arbitër: Kevin Clancy
Formacionet Zyrtare:
BATE Borisov (4-2-3-1): Kudravets; Nechaev, Khadarkevich, Bane, Jimoh; Gromyko, Bocherov, Grechikho; Kontsevoy, Antilevski, Malkevich. Trajner: Kirill Alshevski
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Murataj, Mehmeti, Rrapaj; Da Silva, Mba, Cara. Trajner: Zoran Zekic
Komenti minutë pas minute:
90+12' Përfundon ndeshja, Partizani eleminohet nga Championsi dhe zbret në Conference League.
90+11' Shënon sërish BATE.
90+8' Të gjithë në këmbë për të festuar golin, por milimetrat ndajnë Partizanin nga festa.
90' Akordohen 10 minuta shtesë.
87' Eros Grezda lëshon një top të bukur në zonën e rreptësisë, por mbrojtësi arrin të ndërpresë dhe të shmangë me lehtësi rrezikun.
71' Gabim nga mbrojtja e Partizanit, BATE shënon me Malkevich.
66' Malkevich jep një krosim të bukur në zonën e penalltisë. Megjithatë, mbrojtja e Partizanit është vigjilente dhe shmang rrezikun me një largim të shkëlqyer.
52' E pabesueshme ç'humbet kapiteni Murataj, i vetëm para portës ndalet nga gardiani bjellorus.
46' Nis pjesa e dytë. Mbrojtësi i BATE gabon në kthimin e topit mbrapa, përfiton Da Silva i cili godet nga distanca por bllokohet nga mbrojtja.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
31' Krosim-goditje nga Murataj, devijon me vështirësi portieri.
26' Pretendojnë për penallti bjellorusët, por gjyqtari vazhdon lojën pas komunikimit nga VAR.
24' Da Silva godet nga distanca por topi përplaset te Mba, i cili pason më pas për Carën. Kavajasi provon me të parën por i pasaktë në shënjestër.
22' Korsim i gjatë i Muratajt drejt zonës, por nuk devijon as Cara dhe as Mba me topin që parakalon pasqyrën e portës.
13' Përsëri Mba, godet me kokë nga këndorja por topi shkon jashtë.
12' Goditje dënimi, kroson Da Silva dhe Mba devijon me kokë por fluturon portieri.
8' Partizani në sulm, Mba humbet një tjeter rast.
3' Mba merr një top të mirë jashtë zonës, avancon brenda por vonohet shumë duke shpërdoruar një mundësi të mirë.
1' Fillon ndeshja në Hungari, Partizani synon kualifikimin.