
Barcelona ka fituar me rezultatin 1 me 0 ndaj Mallorcas. Lamine Yamal ishte heroi i mbrëmjes për katalanasit, që shënoi gol një kryevepër gjatë pjesës së dytë.
Gundogan gaboi nga penalltia në minutën e 24-t, nga ku mund t’i jepte avantazhin blaugranasve. Në pjesën e dytë, djemtë e drejtuar nga Xavi u treguan më të rrezikshëm.
Vedat Muriqi me shokë nuk ia dolën të barazonin rezultatin, teksa patën rastet e tyre për të shënuar.
Kujtojmë se Yamal është vetëm 16 vjeç. Këto 3 pikë janë mjaft të rëndësishme për Barcelonën, ndërsa ndeshja vlente për javën e 28 të La Ligas.
Goli i Lamine Yamal: (VIDEO)
Penalltia e humbur nga Gundogan: (VIDEO)
Poll