VIDEO/ "12 gola ka shënuar, por njërin e ka shumë të veçantë", FSHF-ja urim special për HEROIN e EURO 2016
Shkruar nga NEWSPORT
Armando Sadiku është lojtari që ka “ngulitur” në memorien e çdo shqiptari emrin e tij. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të shënojë një nga golat që ka ngritur peshë të gjithë tifozët kuqezi, teksa në Euro 2016 shënoi ndaj Rumanisë. Goli i parë dhe i vetëm nga Shqipëria në një kompeticion të tillë.
Armando Sadiku feston ditën e sotme 32-vjetorin e tij të lindjes. FSHF-ja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një urim special për Sadikun.
“12 gola të shënuar, por njërin e ka shumë të veçantë, është i pari dhe i vetmi i realizuar nga Shqipëria në një kampionat europian. Armando Sadiku e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit.Në një ditë të veçantë si kjo, kur ai feston 32 vjetorin e lindjes, familja e madhe e futbollit shqiptar u bashkohet urimeve të shumta për bomberin kuqezi! Gëzofsh çdo ditë Armando Sadiku!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Sadiku prej më shumë se dy vitesh nuk është grumbulluar në kombëtare, teksa ndeshja e fundit e tij me fanelën kuqezi është më 7 shtator të vitit 2020 përballë Lituanisë. Ditën e sotme në orën 12:00 pritet të publikohet edhe lista e trajnerit Sylvinho për dy sfidat e qershorit dhe 32-vjeçari pritet të jetë një nga të grumbulluarit.