Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Inter të bën me zemër, fitore “in extremis” e zikaltërve, çfarë emocionesh në Via del Mare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter të bën me zemër, fitore “in extremis” e

Inter ka fituar në javën e parë të Seria A 2-1 kundër Leçes në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Simeone Inzaghi mori 3 pikë të çmendura në minutën e fundit të takimit. Zikaltërit e nisën mjaft mirë këtë sfidë të luajtur në stadiumin e Leçes. Sulmuesi belg zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të të takimit.

I gjendur brenda zonës kundërshtare, potenti i zikaltërve arriti të çonte sferën në rrjetë. Kur u duk se gjithçka do të ishte e thjeshtë për Interin, Leçe e nisi vrullshëm pjesën e dytë. Në minutën e 48-të Ceesay barazon. Vendasit janë të vendosur mirë në fushë duke mos lënë shumë hapësira. Lukaku shënon sërish, po VAR e anulon.

Atëherë kur nuk pritej, Inter arrin të triumfojë teksa Dumfries shënon në minutën e 95’-të golin e fitores. Festa është legjitime për zikaltërit që nuk përmbahen në stadiumin “Via del Mare”. Kështu mbyllet kjo ndeshje me Interin që merr 3 pikët e para. Ndërsa për Kristjan Asllanin sot nuk pati asnjë minutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga