Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Momenti që u ka shpëtuar të gjithëve, Hamiti dhe VAR-i mbyllin sytë, Emiliano Musta bën portierin brenda zonës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Momenti që u ka shpëtuar të gjithëve, Hamiti dhe
Momenti i prekjes me dorë nga Musta

Eleminimi i Partizanit nga Kupa pas humbjes 1-3 ndaj Elbasanit, ka ngjallur reagim të gjerë. Ky reagim ka ardhur për shkak të disa vendimeve të arbitrit kryesor, Eldorjan Hamiti, për penalltinë e akorduar në minutën e 119-të në favor të bardhebluve.

Por, ky mesa duket s’ka qenë momenti i vetëm që lë shije të keqe për gjykimin. Një tjetër moment është në zonën e Elbasanit, kur mbrojtësi i verdhebluve, Emiljano Musta bën “portierin” duke prekur topin me dorë “sade”.

Megjithatë, kryesori Hamiti duket se në këtë rast ka “mbyllur sytë”. Teksa vlen të theksohet, se as nga dhoma e teknologjisë VAR nuk ka pasur një komunikim, duke e bërë këtë moment më të rëndë, marrë shkas edhe si shkoi ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu