Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jasir Asani në Superiore? Lufta detyron yllin e Kombëtares, mëngjërashi lë Iranin: Faleminderit klubit, shpresoj që gjërat të qetësohen

Shkruar nga NEWSPORT
Jasir Asani në Superiore? Lufta detyron yllin e Kombëtares,
Jasir Asani

Jasir Asani është larguar nga Irani dhe diçka të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale. “Mëngjarashi” i Kombëtaresn largohet për shkak të situtatës së vështirë në të cilën është përfshirë Irani.

Ish-i i Partizanit nuk është larguar nga Esteghlal FC, por deri sa të qetësohen gjërat. Gjithsesi nuk dihet se si do të shkojë gjithë kjo situatë në ditët në vazhdim dhe aktualisht 30-vjeçari mbetet pa aktivitet.

Në këto kushte nuk mund të përjashtojmë një rikthim në kryeqytet, ku siç dihet disa sezone më parë ka shkëlqyer te Partizani. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ditët dhe javët në vazhdim, që me kuriozitet presim të mësojmë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit. Vlen të theksohet se jemi vetëm pak javë para ndeshjeve të “Play-Off” të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë më 26 mars.

“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet.

Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani.

Jasir Asani në Superiore? Lufta detyron yllin e Kombëtares,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu