Kryendeshja e javës së 27-të në Serie A mes Romës dhe Juventusit prodhojë 6 gola dhe shumë emocione të forta, e përfunduar 3 – 3.
Edhe pse u duke se romakët e kishin fitoren në “xhep”, pasi shifrat arritën deri në 3 – 1, Juventusi tregoi karakter dhe barazoi në fund.
Në këtë ndeshje për Romën e gjetën rrugën e rrrjetës Wesley Franca (39’), Ndicka (54’) dhe Malen (65’). “Zonja e Vjetër” u përgjigj me Conceicao (47’), Boga (78’) e Gatti (90+3’).
Për mënyrën se si erdhi loja, bardhezinjtë duhet të jenë të lumtur edhe me 1 pikë kundër një rivali të drejtpërdrejtë për zonën Champions. Pas 27 javësh në kampionat, kryeqytetasit e drejtuar nga Gasperini mbajnë vendin e 4-të me 51 pikë, 4 më shumë se Juventusi (pozita e 6-të).
