Inter - Juventus
Federico La Penna ishte një nga gjyqtarët më të komentuar të javëve të fundit, pas vendimit të debatueshëm në derbin mes Inter dhe Juventus. Ai la bardhezinjtë me 10 lojtarë, një episod që solli reagime të shumta.
Arbitri italian u pezullua për një ndeshje dhe tashmë do të rikthehet, por jo në elitë. Ai është caktuar të drejtojë sfidën e Serie B mes Sudtirol dhe Venezia, vendim që është parë si një formë ndëshkimi.
Episodi i kartonit të kuq në Inter-Juventus vazhdon të mbetet në qendër të debatit. Simulimi i Alessandro Bastoni në atë aksion konsiderohet momenti që ndikoi drejtpërdrejt në vendimin e arbitrit.
Poll
