Edhe pse ka vetëm 30 ndeshje në krye të Milanit, sipas mediave italiane trajneri Massimiliano Allegri mund të ndërpres bashkëpunimin me ekipin e Milanit. Ky është raportimi “tronditës” i “Sportitalia”.
Pakënaqësit e Allegrit për funksionalitetin te Milani janë në masë duke filluar me drejtuesit, tregun e transferimeve apo në nivel pronësie.
Edhe pse “Djalli” mban vendin e 2-të në Serie A, duke treguar rendiment pozitiv, Max Allegri pretendonte të tjera gjëra në fillim të sezonit dhe tjetër qasje është paraqitur me kalimin e kohës te klubi aktual.
58-vjeçarit i skadon kontrata në verën e vitit 2027-të, por Allegri e ka treguar shpeshë se është një trajner i paparashikueshëm. Nëse largim ndodh, do të rezultonte “goditje” e fortë për Milanin, aty ku bën pjesë edhe drejtori sportiv shqiptar Igli Tare.
