Atalanta
Lazio dhe Atalanta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me shifrat 2-2.
Vendasit kaluan në avantazh me anë të Dele-Bashiru në minutën e 47-të, ndërsa 4 minuta më vonë, Pasalic riktheu baraspeshën. Por, në minutën e 87-të, Lazio rigjeti avantazhin me Dia.
Kur u mendua se gjithçka u mbyll me fitoren e lacialëve, ish-mesfushori i Milan, Yunus Musah shënoi në minutën e 89-të. Kështu, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të luhet më 22 prill në orën 18:00.
Goli i Musah (Lazio 2-2 Atalanta)
Poll
