Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vetëm një minutë para fundit, Shqipëria e madhe dorëzohet në "Velodrome"

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria është e pafat në sfidën kundër Francës. Një pjesë e parë e bërë më së miri me mundësi shënimi dhe me zotërim të lojës, në fraksionin e dytë ndryshon gjithçka. Shënojnë shtyllë në minutën e 52 dhe më pas në minutën e 69 shpëtojnë nga një gol i sigurt. Mbrojtja kuqezi nuk arriti që të mbajë të paprekur portën, ndërsa vendosja jo e mirë e Veselit debutues bëri që të pësojmë golin në minutën e fundit të kohës së rregullt. Franca kalon në avantazh me Griezman në minutën e 90 dhe pëson në minutën e fundit të kohës shtesë nga Payet, duke mposhtur kuqezinjtë, ose më saktë iu shuan përqindje të madhe të shpresave për vazhdimin e ëndrrës europiane.

[caption id="attachment_4464" align="alignleft" width="300"]shtylla Shtylla e goditur nga Ledjan Memushaj në minutën e 52 të ndeshjes[/caption]

Francë - Shqipëri 2-0

Shënues: Griezman 90', Payet 90+5'

Formacionet

Franca: Lloris, Evra, Rami, Kanté, Payet, Giroud (Gignac 77'), Martial (Pogba 46'), Matuidi, Sagna, Coman, (Griezman 68') Koscielny. Trajner: Didier Deschamps

Skema:  4-2-3-1

Shqipëria: Berisha, Lila (Roshi 71'), Lenjani, Hysaj, Agolli, Memushaj, Sadiku, Kukeli (Xhaka 74'), Mavraj, Arlind Ajeti (Veseli 85'), Abrashi. Trajner: Xhani De Biazi

Skema: 4-5-1

Gjyqtarë: William Collum (Skoci), Damien MacGraith (Irlandë), Francis Connor (Skoci)

Kartonë të verdhë: Kante 88' / Kukeli 55', Abrashi 81'

Stadiumi: "Velodrome" Marsejë.

[caption id="attachment_4357" align="aligncenter" width="988"]MARSEILLE, FRANCE - JUNE 15: Albania fans enjoy the atmosphere prior to the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) Tifozët kuqezi në "Velodrom" gjatë momentit të daljes së ekipit në nxemje[/caption]

Pjesa e parë - Payet ekzkuton goditje dënimi në minutën e 4-t, ku sfera shkon te Giroud, i cili me kokë gjuan mbi traun e portës. Nuk po ndodh si në ndeshjen me Zvicrën, lojtarët e Shqipërisë po ushtrojnë presion mbi kundërshtarin. Në minutën e 13 Lenjani nuk shërben për shokët, por gjuan drejt portës kur mund të kishte pasuar te shokët që e prisnin. Rasti më i mirë për gol për kuqezinjtë regjistrohet në minutën e 25, ku Hysaj merr një top nga krahu i djathtë, e dërgon në zonë të Sadiku, i cili nuk arrin në kohë që të zgjatet dhe ta devijojë sferën drejt rrjetës. Ndërhyn në kohë Lloris dhe shuan këtë aksion të kuqezinjve. Memushaj kroson në zonë në minutën e 39, aty ku gjuan Lenjani, por Evra ndërhyn në kohë dhe eviton në goditje këndi. Shqipëria e pafat. Në fund janë sërish kuqezinjtë që tentojnë portën, këtë herë me Memushajn që ekzekuton një goditje dënimi dhe sfera "qeth" kuadratin e portës së Lloris. Në kohën shtesë Mavraj nuk është në pozicionin e duhur dhe humbet një tjetër rast goli.

[video width="400" height="226" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/06/video-1466022023.mp4"][/video]

Pjesa e dytë- Nis rrezikshëm fraksioni i dytë i lojës për tanët. Coman depërton mes mbrojtësve, por gjuan jashtë me kokë. Në minutën e 52 Memushaj kishte shansin e artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh, por shtylla iu vjen në ndihmë francezëve. Në minutën e 69' Giroud nuk depërton në zonë, por gjuan fort dhe sfera ndalet nga shtylla. Një gabim në mesfushë i Xhakës në minutën e 78, bën që francezët të shkojnë shumë shpejt në sulm me Pogba, ndërsa topi endet në zonën përpara portës së Berishës, ndërsa Sanja gjuan fort, por mbi traun e portës. Duke menduar se gjithçka po shkonte në normalitet dhe se takimi do të mbyllej me rezultatin e barabartë, por Griezman në minutën e 90 përfiton nga eksperienca e paktë e Veselit dhe shënon me kokë. Por, kur kuqezinjtë përpiqen që të barazojnë, Payet bën një kundërsulm dhe shënon golin e dytë në sekondat e fundit të pesë minutave shtesë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga