
Katër takimet e luajtura dje për llogari të Javës së 4-t të Superligës dhuruan vetëm 1 gol. I vetmi që shënoi dhe që fitoi ishte Skënderbeu kundër Luftëtarit. Korçarët shënuan me Xhejms në mitutën e 27-të duke marrë tri pikët, ndërsa Korabi-Vllaznia, Laçi-Kukësi dhe Flamurtari-Teuta barazuan pa gola në sfidat mes tyre.
Javë e çuditshme dhe e "thatë", por sot është edhe një tjetër sfidë për t'u luajtur. Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është shpresa e fundit që kjo javë të mos mbyllet me "cinizëm".
Kategoria Superiore/ Java 4
Dje/ 24 shtator
Ora 14:00
Korabi-Vllaznia 0-0
Laçi-Kukësi 0-0
Ora 17:00
Flamurtari-Teuta 0-0
Skënderbeu-Laçi 1-0
Sot/ Ora 19:00
Partizani-Tirana