Laçi – Teuta do të mbyllë ditën e sotme siparin e javës së tretë duke nisur që nga ora 16:00. Por për ekipet e Superiores nuk ka pushim.
Menjëherë skuadrat do të duhet të zbresin në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 4-të, që do të luhet në 3 ditë. Madje që të dielën ekipet do të luftojnë fort mes tyre për 3 pikët. Në orën 16:00 në “Egnatia Arena” do të përplasin “brirët” Erzeni dhe Dinamo.
Ndërkohë për të hënën janë parashikuar të luhen dy takime. Dy ekipet e kryeqytetit do të zbresin në fushë, teksa fillimisht Tirana do të sfidojë Kukësin në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 16:00. Në kryeqytet Partizani pret Egnatian, me sfidën që do të luhet në “Arenën e Demave”, me orën që mbetet për t’u konfirmuar.
Dy ndeshjet e tjera do të luhen ditën e martë. Në orën 16:00 Laçi do të presë Vllazninë. Ndërsa në orën 19:00 është parashikuar të luhet përballja mes Teutës dhe Skënderbeut në “Niko Dovana”.
Ndeshjet e javës së 4-të:
E dielë:
Erzeni – Dinamo/ 16:00
E hënë:
Kukësi – Tirana / 16:00
Partizani – Egnatia/ Ora ende e papërcaktuar
E martë:
Laçi – Vllaznia/ 16:00
Teuta – Skënderbeu/ 19:00