
Aktivizmi i Frederik Veselit në ndeshjen e djeshme ndaj Francës, ku Shqipëria humbi në shifrat 2-0, nuk është pritur mirë nga tifozët kuqezinj. Mbrojtësi kosovar u aktivizua nga De Biasi, pas zevëndësimit të detyruar të Ajetit, në fundin e ndeshjes. Veseli ishte protagonisti kryesor në golin e parë të pësuar nga kombëtarja jonë, duke mos mbuluar si duhet kundërshtarin. Por, në lidhje me këtë çështje ka vendosur të flasë trajneri italian, Baldo Raineri i cili ka drejtuar ekipin e Vllaznisë.
“Ndoshta aktivizimi i Veselit vjen pasi Tramezzani dëshiron që të duket dhe t’i fitojë zemrën presidentit të Luganos që ai më pas t’i ofrojë pankinën e skuadrës. Unë i them hapur gjërat në sy. Ata të dy nuk kanë respekt për Shqipërinë, por duhet t’i thonë faleminderit kësaj Kombëtareje që u rifutën sërish në futbollin që vlen. Shpresoj që presidenti Duka të vërë re që në të ardhmen të formojë një Kombëtare akoma më të fortë pa ata të dy. Shqipëria ka vërtet lojtarë cilësorë që po rriten në perëndom por edhe në Shqipëri. Meritojnë vërtet respekt shtypi, njerëzit, tifozët, sektori i të rinjve dhe shoqëritë që marrin pjesë në futbollin shqiptar”, shkruan Ranieri në “Facebook”.