
Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për takimin kundër Lihtenshtejnit më 12 nëntor, të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018" dhe njëkohësisht për miqësoren ndaj Gjermanisë më 15 nëntor.
Ajo që habit është lënia jashtë e Mario Balotelit, i cili po shkëlqen në Francë me Nicën dhe grumbullimi i Zazës, i cili nuk po kalon një moment të mirë në Premier Ligë te Uest Hem.
Lista e plotë e Kombëtares së Italisë:
PORTIERË: Bufon, Donaruma, Perin
MBROJTËS: Antoneli, Barzali, Bonuçi, Darmian, De Shiglio, Romanjoli, Rugani, Zapakosta.
MESFUSHORË: Kataldi, De Rosi, Markizio, Parolo, Verati, Bernardeski, Bonaventura, Kandreva, Insinje, Politano, Sansone
SULMUES: Beloti, Eder, Gabiadini, Imobile, Pavoleti, Zaza