Egnatia
Ish sulmuesi i Egnatias dhe Lushnjës, James Ayinde është ndarë nga jeta ditën e djeshme, në moshën 24-vjeçare. Anyinde nuk e fitoi dot betejën me kancerin, duke mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.
Nigeriani ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, por edhe te skuadrat ku ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij. Zi është edhe në Rrogozhinë, teksa klubi i Egnatias ka reaguar pak më parë për ndarjen nga ejta të Anyinde.
“Ish lojtari i ekipit tonë ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. KF Egnatia shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij”, shkruan klubi i Egnatias në rrjetet sociale.
Poll


