
Mbrojtësi i Kastriotit, Indrit Prodani mori kartonin e tetë të verdhë në 14 javët e Superligës. 22 vjeçari do të mungojë për krutanët në ndeshjen e radhës, pasi përballë Tiranës në fundjavë u ndëshkua me kartonin e tetë të verdhë, duke vendosur një rekord negativ këtë sezon.
Prodani ka munguar edhe një ndeshje për shkak kartonash, teksa numri i të verdhave vijon të rritet. Ai u bashkua me Kastriotin janarin e 2020, teksa më herët ka luajtur me Laçin. Produkti i akademisë së Partizanit, Prodani ka luajtur edhe me NK Zagreb në Kroaci për një sezon, në vitin 2019-2020.
Poll