
Flamurtari e ka marrë tepër seriozisht rikthimin në Kategorinë Superiore pas disa vitesh. Skuadra vlonjate ditën e sotme ka prezantuar transferimin më të ri të merkatos së verës.
Bëhet fjalë për Hamza Ramanin i cili është bërë lojtari më i ri i kuqezinjve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Flamurttari nëpërmjet një postimi ku prezantohet mesfushori 22-vjeçar.
“Hamza Ramani eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Hamza
Mbiemri: Ramani
Datëlindja: 17 Shtator 2002
Pozicioni: Mesfushor Qendre
Vjen mbas ekseriencave si futbollist ne ekipet e FC Shkupi , Sileks Kratovo , Pobeda Prilep , Belasica Strumica, Veleshta , Vëllazërimi 77 Kicevo ( Maqedonia e Veriut )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruan Flamurtari.