Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Forca Vllaznia”, lojtarët kuqeblu njëzëri dhe me duartrokitje ‘kërcënojnë’ Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Forca Vllaznia”, lojtarët kuqeblu njëzëri dhe
Vllaznia

Vllaznia do të luajë këtë të diel përballë Egnatias gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00.

Një ndeshje mjaft interesante ku do të vendoset kundërshtari i Partizanit në finalen e madhe të titullit kampion.

Në kampin shkodran atmosfera është mjaft pozitive, të cilët besojnë shumë te ky titull dhe nuk duan ta shpërdorojnë si mundësi tani që janë shumë afër.

Pozitivitet dhe optimizmi i lojtarëve dhe stafit kuqeblu pasqyrohet edhe në një video të shpërndarë nga vetë klubi i Vllaznisë, ku lojtarët të gjithë njëzëri thërrasin “Forca Vllaznia”, duke e shoqëruar edhe me duartrokitje.

Një atmosferë e jashtëzakonshme në ambientet e “Loro Boriçit” gjatë seancës së fundit stërvitore, atmosferë e cila pritet të ‘pushtojë’ edhe kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të diele.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga