Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Stadiumi 'Dinamo' është gati”, klubi dinamovit kërkon mbështetje pas humbjes: Është koha të jemi bashkë

Shkruar nga NEWSPORT
“Stadiumi 'Dinamo' është gati”, klubi dinamovit
Dinamo

Klubi i Dinamos nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri të Kategorisë Superiore. Përveçse një fitoreje ndaj Vllaznisë, kryeqytetasit janë mposhtur në dy takime ndaj Elbasanit dhe Teutës.

Në tre javë të zhvilluara në Superiore, Dinamo gjendet vetëm një vend dhe një pikë më shumë se zona e ftohtë, ku ndodhen Flamurtari, Bylisi dhe Tirana. Megjithatë, dinamovitët kanë lënë pas krahëve humbjen e djeshme me Teutën dhe kanë përqendruar vëmendjen në sfidën ndaj Bylisit.

Dinamo do të rikthehet të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku faqja zyrtare e klubit kryeqytetas e quan stadiumi “Dinamo”.

“Në zemër të Tiranës së Re, aty ku prej dekadash zemra rreh blu, stadiumi Dinamo është gati të presë tifozët e saj! Është koha të jemi bashkë, më shumë se kurrë. Historia vazhdon.”, shkruan Dinamo ku kërkon mbështetje nga tifozët.

Poll

Lexo gjithashtu