
Bledi Shkembi
Tirana do të nisë sezonin e ri në transfertën ndaj Laçit. Ndeshja e parë e bardhebluve do të zhvillohet sot, duke nisur prej orës 17:00 në stadiumin e Laçit.
Një ndeshje në të cilën Tirana vjen me shumë ndryshime. Një numër i madh titullarësh u larguan, teksa në ekip përveç Bledi Shkëmbit që ishte ndryshim në pankinë, edhe ekipi ka pësuar ndryshime rrënjësore.
Megjithatë, tekniku i bardhebluve ka bërë gati formacionin për të përballur Laçin. 45-vjeçari pritet ta vendosë ekipin në formacionin 4-3-3, me emra shumë të rinjë nga mbrojtja e deri në sulm.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3): Selmani: Isuf Arhan, Dembele, Mici, Përgjoni; Jonuzi, Soler, Meta; Abah, Jarmouni, Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Poll