Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

3 ndeshje asnjë fitore, STATISTIKAT "thonë fjalën" e tyre për Elbasani – Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
3 ndeshje asnjë fitore, STATISTIKAT "thonë fjalën" e
Elbasani - Tirana

Elbasani – Tirana është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Takim ky i vlefshëm për javën e 32-të të kampionatit, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Përballja mes tyre do të jetë shumë e luftuar, ku bardheblutë janë të dënuar vetëm për fitoren për të lënë zonën e ftohtë, ndërsa nga krahu tjetër vendasit për të tentuar edhe surprizën për një vend në “Final – Four”.

Pavarësisht momentit që po kalojnë dhe situatës në klasifikim, statistikat mes tyre janë në baraspeshë totale. Kështu në 3 duelet direkte të këtij sezoni, ekipet kanë arritur të marrin 3 barazime.

Në të 3-ja sfidat janë shënuar nga 2 gola, duke bërë që gjithçka pas 90-të minutave të mbyllet në barazim 1-1. Mbetet të shihet se në krahun e kujt ekip do të ndryshojnë për mirë statistikat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga