
Teuta – Dinamo do të luhet ditën e sotme në “Niko Dovana”. Përballje që është e vlefshme për javën e parë të kampionatit, e cila u shty 2 herë për shkak të angazhimit të Dinamos në Conference League dhe për shkak të sfidave të Kombëtares.
Nëj duel i luftuar mes skuadrave që aktualisht pas 2 ndeshjesh të luajtur, i ndan vetëm 1 pikë. Ndeshja mes tyre do të jetë direkte për të kapur një vend në “Final – Four” dhe për të mbajtur hapin e kryesuesve.
Edhe përballjet e së kaluarës tregojnë se Teuta – Dinamo do të jetë e luftuar. Në 5 ndeshjet e fundit mes tyre, skuadrat kanë mundur të fitojnë vetëm 1, ndërsa 3 sfida janë mbyllur në barazim.
4 gola kanë shënuar dinamovitët dhe nga krahu tjetër durrsakët e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 3 herë.