
Partizani ka hedhur prapakrahëve humbjen me Vllaznisë dhe tashmë ka nisur stërvitjen për duelin e ardhshëm në kampionat. “Demat” do të luajnë në shtëpi ndaj Elbasanit dhe për këtë takim ekipi ka nisur përgatitjet.
Në seancën e djeshme stërvitore pritej që të bashkohej me ekipin edhe Arafat Doumbia. Ky i fundit u dëmtua në sfidën që Partizani humbi 4-1 me Vllaznisë. Mesfushori hyri në lojë në minutën e 60-të dhe në sekondat e fundit të takimit u shtri në fushë.
Një dëmtim i cili nuk u duk serioz në fillim, por mësohet se lojtari pritet të mungojë 1muaj. Kjo do të thotë që Mladen Milinkovic nuk do të mund të llogaritë më shërbimet e tij për disa nga ndeshjet e ardhshme.
20-vjeçari pritet t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar saktësisht edhe shkallën e dëmtimit. Padiksutim mungesa e tij do të “rëndojë” te Milinkovic, i cili tashmë për mesin e fushës do të ketë një futbollist më pak.