Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Do të shihni një Teutë dinjitoze”, Dobi "sms" kundërshtarëve: I lumtur? Do të jem nëse shpallemi kampionë ose luajmë në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të shihni një Teutë dinjitoze”, Dobi
Enkeleid Dobi

Teuta ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores, sfidë kjo e prapambetur. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Enkeleid Dobi.

“Janë të vështira ndonjëherë që në këto momente të gjenden fjalët. Por jemi ende në proces, kemi gati 3 javë që jemi bashkë dhe punojmë çdo ditë. Shpirti i garës, angazhimi dhe dëshira ishin maksimal dhe prandaj rezultati ishte i tillë. Me gjithë projektin që kemi duhet të presim, është proces. Siç tha Hygerta, jam i gëzuar, por jo i lumtur. I lumtur do jem nëse do fitojmë kampionatin ose të luajmë në Champions League.

E dimë ku jemi dhe ku duhet të jemi. Nuk mund të shohësh ende lojën, konceptin, për 10-15 minuta. Kemi luajtur të dielën dhe përsëri luajmë të mërkurën. Nuk jemi nga ekipet e mëdha që të kemi kontigjent lojtarësh dhe cilësitë që të luajmë çdo 3 ditë. Dua dhe kërkoj nga ekipi që ta shprehin çdo ditë angazhimin, për shkak se tifozët duhet të jenë krenarë për atë që ekipi jep në fushë.

Zgjedhjet që bëtë? Mendoj që ne si trajnerë nuk duhet të shohim vetëm vlerat, por të përshtatemi me skuadrën kundërshtare. Nuk mund të thuash shoh vetëm veten, duhet të gjesh pikët e dobëta të ekipit kundërshtar dhe ta godasësh. Ky është realiteti, ne po rritemi. Kemi 3 javë që jemi bashkë, lojtarët nuk kanë ardhur që në fillim dhe jo në 100% e tyre. Nga presidenca, te drejtori dhe ekipi. Jam i kënaqur për këtë kohë të shkurtër. Do Zoti kemi edhe fatin me vete dhe çunat i mbajnë këto koncepte dhe me kalimin e kohës do shihni një ekip dinjitoz.

Të gjithë e dinë si luan Barcelona, por përsëri Yamal e bën golin. Duhet të minimizojmë disa gjëra. Duhet të godasim kundërshtarin tek pikat e dobëta, çdo ekip ka të mirat dhe të këqijat”, tha Dobi.

Poll

Lexo gjithashtu