Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Më të mirët në fushë dhe në VAR, njihuni me ARBITRAT e sfidës Teuta – Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
Më të mirët në fushë dhe në VAR, njihuni me
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Jemi vetëm pak orë para startit të sfidës mes Teutës dhe Dinamos, duel që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 15:00. Sfidë kjo e prapambetur e javës së parë, e cila për shkak të angazhimit të Dinamos në Conference League dhe angazhimit të disa futbollistëve në Kombëtare u shty dy herë.

Por ditën e sotme do të luhet dhe janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu FSHF këtë takim ka vendosur t’ia besojë Enea Jorgjit, ndërsa ndihmës të tij janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.

Arbitër i 4 do të jetë Silvio Dyrmishi, ndërsa VAR-i i është besuar Juxhin Xhakës dhe në AVAR do të jetë Adrian Beqiraj.

EMRAT:

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Denis Rexha

Asistent 2: Ridiger Çokaj

Arbitër i 4: Silvio Dyrmishi

Var: Juxhin Xhaja

Avar: Adrian Beqiraj

Poll

Lexo gjithashtu