Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu "SHPARTALLON" ekipin nga Andorra, fitore e thellë me 10 gola në kompeticionin europian

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu "SHPARTALLON" ekipin nga Andorra, fitore e thellë
Skënderbeu U19

Skënderbeu arriti një fitore të madhe në raundin e parë të “Domestic Champions Path” në UEFA Youth League, duke mposhtur në transfertë Inter Escaldes U19 me rezultatin e thellë 10-0.

Kampionët e Shqipërisë për grupmoshën U-19 dominuan takimin dhe dhuruan spektakël në “Estadi Nacional” të Andorrës. Falë këtij triumfi, korçarët janë vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, ku do të përballen me gjigandët anglez të Aston Villa FC.

Trajneri Edmir Osmanllari e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dervishi (GK), Laze, Nasto, Ziad, Grazhdani, Islami, Begaj, Lamallari, Beqiri, Korçari, Shkëmbi.

Fidel Korçari shënoi 4 gola, duke qenë lojtari më i dalluar i ndeshjes. Taryck Tahid realizoi 3 gola, ndërsa Ensar Beqiri shënoi 2. Xhitjon Begaj realizoi një gol dhe ndeshja u mbyll me fitoren e thellë 10-0.

Sfida e kthimit Skënderbeu U19 – Inter Escaldes U19 do të luhet më 1 tetor në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë.

Poll

Lexo gjithashtu