Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Udhëtojnë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun, mbrojtësi i Kombëtares “braktis” Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Udhëtojnë në Korçë për të sfiduar
Dinamo

Në orën 17:00 vëmendja ditën e sotme do të jetë edhe te dueli mes Skënderbeut dhe Dinamos. Takim i vlefshën për javën e 32-të të Superiores dhe që do të zhvillohet në Korçë. Një takim ky që gjen ekipin e Ilir Dajës në vështirësi përsa i përket repartit difensiv.

Dinamo vjen në përballjen e javës së 32-të me mungesa në krahun e majtë të mbrojtjes. Në këtë takim do të mungojë Naser Aliji i Kombëtares shqiptare. 31-vjeçari kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë në derbi ndaj Partizanit duke plotësuar numrin e kartonëve dhe është i pezulluar për këtë sfidë.

Gjithashtu dhe Lorran nuk do të jetë nën urdhrat e Ilir Dajës. Anësori brazilian pësoi një tërheqje muskulore në derbi dhe thuhet të jetë e gradës së parë. Ai që pritet t’i zërë vendin këtyre më sipër pritet të jetë Ardit Toli që nuk është në pozicionin e tij natyral.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga