Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mos shlyerja e detyrimeve financiare ndaj lojtarëve, FIFA u bllokon merkaton 3 ekipeve të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Mos shlyerja e detyrimeve financiare ndaj lojtarëve, FIFA u bllokon
Kategoria Superiore

Mos shlyerja e detyrimeve financiare nga disa klube të Superiores ka bërë që FIFA të reagojë sërish dhe t’u bllokojë atyre merkaton. Kështu Tirana, Vllaznia dhe Laçi vazhdojnë të kenë probleme me disa nga ish-lojtarët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditura nga FIFA.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se të 3 ekipet nuk do të mund të regjistrojnë lojtaret e rinj në merkaton e ardhshme, pa shlyer fillimisht detyrimet financiare. Tashmë të 3 klubet duhet të pounojnë fort që të zgjidhin një nga çështjet kryesorë të tyre, në mënyrë që në merkaton e verës të mund të bëjnë regjistrimet e futbollistëve që do të afrojnë.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Oriku është një tjetër ekip që ka merkaton e bllokuar. Skuadra aktualisht luan në Kategorinë e Dytë, me klubin që synon ngjitjen në të parët. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe se si do të zgjidhet kjo çështje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga