
Dinamo është një prej skuadrave që aktualisht është në luftë për të fituar titullin kampion dhe Kupëne Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja në Superiore ndodhet në vendin e 3-të në “Final – Four”, ndërsa është edhe në gjysmëfinalen e Kupës.
Pikërisht përpara gjysmëfinales së kthimit, dinamovitët kanë bërë një postim në rrjetet sociale. Klubi ka shkruar se për herë të parë pas 15 vitesh janë në luftë për të fituar të dy trofetë madhorë në vendin tonë.
Stafi dhe futbollistët prej kohësh kanë “ndezur” motorëet për të shkruar një tjetër faqe të suksesshme në historinë e klubit dhe në futbollin shqiptarë. Dhe për të bërë realitet diçka të tillë, “Blutë” kanë kërkuar edhe ndihmën e tifozëve duke nisur që në gjysmëfinalen e kthimit me Vllazninë.
Duel ky që do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:00. Skuadrat do të përplasin “brirët” për finalen në “Elbasan Arena”, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0.