Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, njihuni me STATISTIKAT e derbit Tirana – Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, njihuni
Tirana - Dinamo/ Fotomontazh

Tirana – Dinamo është supersfida e javës së 5-të të kampionatit, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.

Derbi i gjen skuadrat në një moment jo shumë të mirë në kampionat, teksa kanë zhgënjyer në këtë fillim sezoni. Ekipi i Ilir Dajës ka 2 pikë më shumë se rivalët e tyre, por sërish janë shumë larg pritshmërive.

Dueli mes tyre do të jetë mjaft delikat dhe i rëndësishëm, ke Dajën dhe Roberto Bordin që do të synojnë të “shkelojnë” momentin “JO” në të cilin ndodhen.

Historia e përballjeve direkte mes tyre tregon që Tirana është dominuese. Në 10 duelet e fundit mes tyre, bardheblutë kanë fituar në 5 raste, ndërsa 3 janë fituar nga “Blutë”. nga ana tjetër 2 përballje kanë përfunduar në barazim. Ditën e shtunë në “Selman Stërmasi” mbetet të shihet se në cilën anë do të shkojë kjo sfidë.

Poll

Lexo gjithashtu