Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Egnatia i bën “dalje” Dajsinanit, prezanton portierin që e zëvendëson! Vjen edhe sulmuesi nga Portugalia (NJOFTIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Egnatia i bën “dalje” Dajsinanit, prezanton portierin
Egnatia

Vetëm para pak minutash, klubi i Egnatias ka prezantuar transferimet më të reja, fjala është për Levan Tandilashvili dhe Afonso Rodrigues. Portieri 22-vjeçar vjen nga FC Telavi, liga e dytë e Gjeorigjisë.

Kjo “manovër” nga kampionët e Superiores nuk është e rastësishme, teksa lë të nënkuptuar largimin e mundshëm të portierit Mario Dajsinani në këtë merkaton dimërore.

Nga krahu tjetër, Rodrigues është sulmues linje dhe vjen nga Tondela, liga e Portugalisë, lëvizje e bujshme. Pas 21 javësh të zhvilluara në kampionat, rrogozhinasit kanë pësuar 16 gola, ndërsa kryesojnë përkohësisht sëbashku me Vllazninë nga 39 pikë në Superiore.

Duhet theksuar se largimi i portierit të Kombëtares Dajsinani, do të jetë një “humbje” jo e vogël për trajnerin Edlir Tetova, e ku 27-vjeçari shqiptar ka shfaqur siguri në katërkëndësh përgjatë 2 sezoneve të fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kf Egnatia (@egnatia.al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kf Egnatia (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu