Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Bëmë gjithçka për të marrë fitoren ndaj Flamurtarit”, Arjan Bellai ka ende pasiguri: Nuk kemi pasur fat, ekipi çalon…

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë gjithçka për të marrë fitoren ndaj
Arian Bellai

Nuk ka pasur fitues ndeshja hapëse e javës së 22-të në Superiore mes Vorës dhe Flamurtarit, e mbylllur 0 – 0. Për të dyja ekipet, pikët janë shumë të rëndësishme në këtë fazë, e cila kushtëzohet prej pozitës në tabelë. Pas këtij dueli, ka folur trajneri i Vorës ArJan Bellai:

“Besojë se kemi bërë gjithçka për të marrë fitoren. Si me vertikalizimet, ashtu edhe me daljet nga krahët. Sot ishte ndeshja ku duhej goli, por nuk ndodhi. Portieri i Flamurtarit bëri ndeshje shumë të mirë.

I thashë djemëve që të rrezikonim me goditje standarte, por nuk gjetëm këmëbn e duhur të Marios apo Bajramit për të shënuar. Barazimet radhazi? Më shqetëson fakti që i kemi marrë barazimet ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë. E kishim studiuar Flamurtarin për presionin ultra-ofensive.

Harizaj bëri shumë mirë në krahun e Dakës dhe Zuna. Me topat e dytë dolëm direkt. I kishim analizuar të gjithë skenarët. Synimi është të mbushim zonën me dy ‘8’. Ne shumë ndeshje e kemi pasur defektet në mbushjen e zonës. Një tjetër e metë është fati që të gjithë sulmuesit tanë kanë vetëm nga një gol, pjesa tjetër ka ardhur nga mesfushorët. E kemi pak problem golin.

E kemi edhe ngërç psikologjik. Bardhit duhet t’i japim kohë. Bëri shumë mirë në minutazhin e tij. Nëse nuk mbushim zonënë e 16-shes, do e kemi shumë të vështirë për të gjetur golin. Nuk kemi besim se do shënojmë me pak forca kur jemi në sulm. Bardhi bëri mirë si në anën defensive, ashtu edhe ofensive.

Duhet të bëjmnë maksimumin të paktën në ndeshjen që kemi në shtëpi. Nuk duhet të shikojmë se më kë ekip luajmë, na ka ndikuar goli dhe fat. Nëse arrijmë në objektivin që i vendosur vetes për mbylljen e fazës së 3-të, do të jemi në rregull. Është një kalendar ‘fair’ për mua”.     

Poll

Lexo gjithashtu