Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“U morëm me shumë veprime individuale”, trajneri Josa “skanon” paraqitjen e skuadrës: Pjesën e parë ishim shumë mirë, në të dytën u ndrojtëm

Shkruar nga NEWSPORT
“U morëm me shumë veprime individuale”, trajneri Josa
Mirel Josa

Dinamo u përball me Bylisin në një ndeshje e cila u mbyll në barazim pa gola. Duel ky mes skuadrave i cili ishte i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiore. Ndërsa pas përfundimit të duelit ka folur edhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa:

"Unë them që pjesën e 1 interpretuam shumë më mirë, skuadra në pjesën e dytë u ndrojt edhe për të rujatur rezultatin sa fitonim topin në mesfushë e humbnim, ajo na sillte në të njejta pozita.

Të paktën duhet të kishim fituar më shumë hapësira, sulmuesit këtë detyrë kishin si njëri si tjetri, duhet të kishin më shumë qëndrim të topit, kur topi vinte te Walisson nuk duhet ta humbte aq shpejt.

Pjesën e parë interpretuam shumë më mirë se në atë të dytën.

Unë mendoj që në gjendje që ishim sot, me një situatë të pastabilizuar me lëvizjet e menjëhershme qoftë Ibrahimit dhe Malommës, ka edhe tentativa të tjerë që mund të lëvizin. E humbën topin në zona shumë të ngushta. Qendra e Dinamos ishte shumë e kujdesshme me sulmuesin tonë kryesor qoftë me Walisson dhe Rabien.

Interpretimi i lojës do të jetë më tepër kur të luajmë në Ballsh sepse do të kërkojmë më tepër, sot u morëm më tepër me veprime individuale, kemi humbur shumë topa në qendër të fushës. Kemi humbur topa në zona të ngushta dhe i dhamë të drejtën Dinamos që të shkonte më tej.

Pjesën e 1 u bë më mirë në të dytën u prokopuam më tepër në veprimet e mbrojtësit të skuadrës, as lojtarët as ne nuk donim që të humbisnim ndeshjen.

Është normale që të dy lojarët e krahut të bëni distanca 60-70 metra duhet t'u jepni kohë me pasime e mesfushës, ne humbëm topa në zona të ngushta dhe trekëndëshja me 10 metra larg njëri-tjetriT aty Dinamo na e fitoi topin. Të detyron Dinamo ta bësh atë lojë.

Ndeshja ka 3 rezultatet të vish në Tiranë dhe ti marrësh një pikë Tiranës të rritë vetbesimin njësoj si me Egnatian. Duhet të përqëndroj edhe skuadrën se nuk ka qenë shumë e përqendruar këtë periudhë.

Do të mundohemi që ti japim besim që skuadra të shkoj përpara. Problemi im më i madh është humbja e ekulibrave kur e kemi topin.

Sot na mungonte edhe një lojtar shumë i rëndësishëm David, luajti edhe portieri i dytë por ai e bëri detyrën mirë edhe pse nuk kishte shumë ndërhyrje nga Dinamo. Është një problem i cili do të jetë pasi është një pikë shumë e fortë e skuadrës, portieri i ri luajti me iniciativë të plotë nuk kemi pse bazohemi tek problemi "portieri". Është shumë normale të marrim portier të ri", tha trajneri, Josa.

 

Poll

Lexo gjithashtu