Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Bëmë një ndeshje të pisët”, Moriero pas barazimit me Vorën: Të ikim në shtëpi dhe të...

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë një ndeshje të pisët”, Moriero pas
Francesco Moriero

Vora dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi në baraspeshë pa gola, 0-0. Pas këtij dueli foli edhe trajneri i vlonajtëve, Francesco Moriero. 

“Sot bëmë një ndeshje të pisët, nuk ishte e thjeshtë. Kemi pak raste në krahasim me ndeshjet e tjera. Ndeshjet në momentin që s’i fiton, të paktën nuk duhet t’i humbasësh. Duhet të përmendim që kemi lojtarët që duhet të marrin gjendjen e tyre. Sot luajtëm me një lojtar 17 vjeç. Bëmë çfarë bëmë, morëm 1 pikë, të ikim në shtëpi dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës.

E ndryshuam skemën sepse kemi lojtar dhe talent si Hetemi. Bëri 45 minuta goxha të mira. Duhet të përsëris që mos ta harrojmë qe kemi lojtarë që s’janë në gjendjen e tyre. U mundova të luaja me të gjithë lojtarët ofensivë që kisha në gjendje sot. Sa i përket ndeshjeve të tjera, sot më pëlqeu se ishim më konkretë. Sot na ndodhi ajo që na ndodh shpesh, që me një rast që ka kundërshtari, pësojmë gol. Në këtë periudhë gjëja më e rëndësishme është të marrim pikë.

Këto janë mënyra se si shkojnë ndeshjet. Në fushë është gjithmonë ekipi kundërshtar që të studion, siç bëjmë edhe ne. Më pëlqen që të dal me topin poshtë, të luaj futboll. Ka ndeshje që kundërshtarët nuk të lënë të ndërtosh dhe duhet të gjesh opsionin për të shkuar para me topa të gjatë. Sot ishte një ndeshje e tillë, ta pranojmë dhe të ecim përpara. Në ndeshjet e tjera ekipet nuk na kanë vënë në vështirësi. Bëjmë atë që dimë të bëjmë, ndonjëherë del e ndonjëherë s’del. Është normale kur unë i kërkoj ekipit të dalë nga poshtë dhe bëhet një gabim, s’mund t’i kritikoj. Duhet të kuptojmë edhe presionin e ndeshjeve dh të pikëve, është pjesë e futbollit.

Duke parë rënditjen, do kishit firmosur për këtë barazim para ndeshjes? Çështja është se duhet të shohësh edhe problemet që kemi. Mungon Maksuti, Bolzan ka 3 muaj që nuk luan dhe Ememe 4 muaj, ne futemi gjithmonë për rezultat”, tha Moriero.

Poll

Lexo gjithashtu