Dueli mes Partizanit dhe Elbasanit u mbyll me barazim në shifrat 2-2, një ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Megjithatë gjatë ndeshjes ndodhi edhe një situatë e cila krijoi ankth dhe panik pasi, qendërmbrojtësi i Partizanit, Saliou Sembene ra pa ndjenja në fushë.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Kërnaja shpjegoi situatën duke thënë se tashmë futbollisti është stabilizuar. Megjithatë një tjetër reagim ka ardhur edhe nga klubi i Partizanit.
Më anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, kampi i të “kuqve” ka bërë të ditur se gjendja e Sembene është më mirë. Kjo është verifikuar edhe nga të gjitha trajtimet dhe kujdesin e menjëhershëm që ai ka marrë nga stafi mjekësorë.
“Klubi Partizani dëshiron të informojë opinionin sportiv dhe publikun e gjerë mbi gjendjen shëndetësore të lojtarit Saliou Sembene. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore pranë “Spitalit Amerikan”, ku fatmirësisht rezultatet kanë qenë plotësisht normale. Lojtari gëzon shëndet të plotë. Ai ka lënë ambjentet e spitalit dhe aktualisht i është bashkuar ekipit në ambjentet e hotelit të klubit”, ka shkruar klubi i Partizanit.
View this post on Instagram
