Vagner Gonçalves
Vagner Gonçalves është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi 29-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën në Armeni me Pyunik Jerevan, për të nisur një të re në elitën e futbollit shqiptar.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit të djathtë Vagner Gonçalves, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.
Ndërkohë që sulmuesi brazilian ka një karrierë interesante. Ai ka luajtur me ekipe si Bastia, Saburtalo, Cercle Brugge, Dinamo Batumi, Dnipro, FC Dila, Dinamo Tbilisi dhe Shkëndija e Tetovës.
Poll
