Vora dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi në baraspeshë pa gola, 0-0. Pas këtij dueli foli edhe "Lojtari i Ndeshjes", portieri i Flamurtarit, Igor Aleksovski.
“Faleminderit për çmimin. Ky çmim ka vlerë për mua. Por unë doja shumë që sot të fitonte ekipi, vlen më shumë se ky çmim. Ndonjëherë duhet që unë ta ndihmoj ekipin dhe ekipi të më ndihmojë mua. Sigurisht që ne kemi edhe plane të tjera, i bëjmë në stërvitje. Por ndonjëherë nuk bëhet gjithmonë siç duam ne, pasi kundërshtari na analizon. Para 2 vitesh iu kërkonte Dinamo, ju vjen keq që nuk erdhët 2 vite më herët? Nuk kam pasur ashtu oferte. Tani jam te Flamurtari. Ndonjëherë jo çdo ofertë vjen direkt tek unë”, tha Aleksovski.
