Valentino Murataj pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me Flamurtarit, por mbetet në Superiore. Fieraku pritet të zyrtarizohet te Partizani, ku për të do të ishte një rikthim te të “kuqtë”.
Palët prej ditësh kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa duhet vetëm konfirmimi për rikthimin e tij. Diçka të tillë e ka bërë të ditur në fakt tedi Cara. Një tjetër ish lojtar i kuq ka “zyrtarizuar” rikthimin e Muratajt të Partizani.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tedi Cara është fotografuar me Muratajn, ndërsa ka shkruar “Is Back”, që do të thotë “është rikthyer”. Ndërkohë e ka shoqëruar edhe me një emoi të kuq, që simbolizon edhe ngjyrat e kryeqytetasve.
Kujtojmë se Murataj ka luajtur me Partizanin nga vitit 2021 në atë 2024. Në sezonin 2022/2023, mesfushori është shpallur kampion në Superiore me të kuqtë, ndërkohë që 1 sezon më vonë ka fituar Superkupën.
