Dinamo dhe Bylis do të përballen sonte në kuadër të javës së 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.
Tashmë dy trajnerët, Daja dhe Josa kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë. Më poshtë do të njiheni me 11-shet titullare të duelit mes Dinamos dhe Bylisit.
Vlen të përmendet se trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja ka lënë në stol të sapotransferuarit nga Bylis, Malomo dhe Mustapha.
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Ismaili, Teixeira, Guindo, Bregu, Nani, Berisha, Meksi, Lorran, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
BYLIS: Beqaj, Negru, Abdullahi, Alex Peralta, Përndreca, Sulovari, Ofori, Mouctar, Marku, Përgjoni, Walisson. Trajner: Mirel Josa.
