Liverpool luajti sot kundër Newcastle në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 4-1, në favor të ekipit të Arne Slot. Dueli i sotëm ishte i vlefshëm për javën e 24-të të Premier League.
Pjesa e parë rezervoi 1 surprizë nga na e Newcastle me golin e parë të shënuar në minutën e 36-të. I pari dhe i vetmi pasi Liverpool është përgjigjur menjëherë, si fillim duke balancuar shifrat me golin e Ekitike në minutën e 41-të dhe gol i mrekullueshëm pas 2 minutash më vonë, i cili iu fal avancën.
Edhe në pjesën e dytë nuk kanë ndaluar aksionet nga ana e Liverpool pasi Wirtz në minutën e 67-të gjen rrugën për tek rrjeta e rivalëve dhe po në atë gjurmë ecën edhe Konatë i cili i dhuron skuadrës golin e 4-të, në minutën e 93-të.
Aktualisht në Prmerei League, Liverpool ndodhet në vendin e 5-të me 39 pikë ndërsa Newcastle është i 10-ti me 33 të tilla.
