Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk njeh asnjë fitore ndaj Dinamos dhe Teutës, tek Tirana “kryqëzojnë” gishtat për dy javët e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk njeh asnjë fitore ndaj Dinamos dhe Teutës, tek Tirana
Tirana

Janë ende dhe dy javë për t’u zhvilluar në Kategorinë Superiore, por ende nuk janë vendosur verdiktet. 5 skuadra janë në një luftë të ashpër për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa dy Elbasani dhe Partizani po luftojnë se kush do të jetë ekipi i fundit që pret biletën në “Final 4”.

Ekipi i Tiranës ka dy javë tepër të vështira ku do të përballet me Teutën dhe Dinamon. Ekipi bardheblu arriti të merrte një barazim javën e fundit ndaj Skënderbeut në Korçë, por mbijetesa është ende në lojë.

Dy sfidat që Tirana ka ndaj durrsakëve dhe kryeqytetasve, duhet të bëjë të pamundurën që nuk ka arritur ta bëjë asnjëherë në këtë edicion. Bardheblutë nuk kanë arritur asnjë fitore ndaj Teutës dhe Dinamos në 6 ndeshje të luajtura. Ndaj dinamovitëve, bardheblutë janë mposhtur dy herë dhe kanë marrë një barazim, e njëjta gjë ka ndodhur edhe ndaj Teutës.

Bledi Shkëmbi dhe Tirana duhet të “përveshin” mëngët për të bërë të pamundurën në dy javët e fundit të kampionatit. Bardheblutë pozicionohen në vendin e 8-të me 36 pikë, po aq sa Bylisi i një vendi më poshtë dhe tre pikë më shumë se Laçi i vendit të fundit.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga